Iu gjetën në shtëpi kallash e pistoletë, arrestohet deçanasi
Foto: Zëri / Ilustrim

Iu gjetën në shtëpi kallash e pistoletë, arrestohet deçanasi

Kronika April 22, 2026 - 08:53

Një person në fshatin Isniq të Deçanit është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, gjatë së martës në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur një kallash me 60 fishekë, si dhe një pistoletë me tetë fishekë.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Armëmbajtje pa leje

Fsh. Isniq, Deçan 21.04.2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri “AK-47” me 60 fishekë dhe një pistoletë me tetë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Zëri