Hidhet një granatë dore në një lokal në Fushë-Kosovë, Policia heton rastin
Foto: Zëri / Ilustrim

Hidhet një granatë dore në një lokal në Fushë-Kosovë, Policia heton rastin

Kronika April 22, 2026 - 08:45

Në orët e para të mëngjesit të së martës nga një veturë është hedhur një granatë dore në drejtim të një lokali në Fushë-Kosovë, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, përveç dëmeve materiale, nuk ka ndonjë person të lënduar, përderisa theksohet se njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin dhe janë duke e hetuar këtë rast.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Fushë-Kosovë, 21.04.2026 – 04:19. Është raportuar se nga një veturë është hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore) në drejtim të një lokali. Përveç dëmeve, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Lidhur me rastin njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të rastit. /Zëri