Një i burgosur arratiset nga Psikiatria Forenzike
Kronika
April 22, 2026 - 08:49
Policia e Kosovës ka njoftuar se mesditën e së martës është arratisur një person nga Psikiatria Forenzike, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë, i njëjti ishte i privuar nga liria dhe kishte qenë në trajtim të detyrueshëm nga gjykata.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Arratisje e personit të privuar nga liria
Prishtinë, 21.04.2026 - 15:20. Është raportuar se nga Reparti i Psikiatrisë Forenzike është arratisur i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka qenë në trajtim të detyruar nga gjykata. Rasti në procedurë hetimore. /Zëri