Një person rrihet nga ish-dhëndri në Prishtinë

Një person rrihet nga ish-dhëndri në Prishtinë

Kronika February 15, 2025 - 08:38

Një person është sulmuar të premten në Prishtinë me mjete të forta.

I dyshuari i këtij rasti është ish-dhëndëri i viktimës, transmeton Zeri.info.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Prishtinë 14.02.2025 – 16:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa kishte qenë duke shkuar në shtëpi ishte sulmuar fizikisht me mjete të forta nga ish dhëndëri i tij, i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e goditjeve viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari pas sulmit ishte larguar me veturë nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të cilin është njoftuar prokurori.