
Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj në Suharekë
Kronika
February 14, 2025 - 09:17
Një grua është gjetur të enjten pa shenja jete në banesën e saj në Suharekë.
Policia ka bërë të ditur se sipas mjekut, trupi nuk ka shenja të dhunës dhe dyshohet se vdekja ishte natyrore, transmeton Zeri.info.
“Është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, si dhe Emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas mjekut, trupi i pajetë nuk ka shenja të dhunës, dyshohet se vdekja ishte natyrore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri