
Burri mori peng gruan që punonte në QKUK, Policia jep detaje
Kronika
February 14, 2025 - 10:05
Në orët e para të mëngjesit një grua ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi është ndier e frikësuar nga bashkëshorti i saj, i cili ka shkuar në vendin e punës dhe ia ka kufizuar lëvizjen.
Siç ka mësuar “Zëri”, rasti ka ndodhur në orën 06:30 në QKUK, ku gruaja po punonte.
I dyshuari është shoqëruar në Polici, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e ankueses, ndërkaq ka neutralizuar veprimet e të dyshuarit. Aktualisht Policia po trajton rrethanat e raportuara që ndërlidhen me rastin, përderisa të dyshuarin e ka shoqëruar në stacioni policor si pjesë e vijimësisë hetimore”, tha Borovci për “Zërin”.