Gjendet pa shenja jete një burrë në Fushë-Kosovë
Foto: Zëri / Ilustrim

Gjendet pa shenja jete një burrë në Fushë-Kosovë

Kronika February 16, 2025 - 08:52

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 14:15.

Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, ka njoftuar policia.