
Dogana në Gjilan zbulon mbi 500kg mjaltë të kontrabanduar nga Serbia
Kronika
February 15, 2025 - 14:55
Dogana e Kosovës në dy raste ka zbuluar mjaltë të kontrabanduar nga Serbia.
Në një njoftim për media nga Dogana e Kosovës, thuhet se pas pranimit të informatave dhe dyshimeve për kontrabandë të mallrave nga Serbia përmes rrugëve ilegale jashtë pikave te autorizuara kufitare, ne fshatin Kokaj-komuna e Gjilanit janë ndaluar 2 automjete me targa Serbe, me shofer shtetas Serbe.
Gjate kontrollit të automjeteve ne fjale jane gjetur rreth 510kg Mjaltë për të cilat nuk kishte dokumente përcjellëse. Vlera e tregut është rreth 5000 euro.
“Automjetet dhe mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore për procedura të mëtutjeshme. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Zëri