Lokalizohet zjarri në Brezovicë, zjarrfikësit në gatishmëri në rast se shembet objekti

Lokalizohet zjarri në Brezovicë, zjarrfikësit në gatishmëri në rast se shembet objekti

Kronika February 15, 2025 - 14:07

Sot rreth orës 10:15, hoteli “Pine” në Brezovicë është përfshirë nga flakët.

Një nga zjarrëfikësat që ndodhet në vendin e ngjarjes,ka bërë të ditur për Indeksonline se vendi i zjarrit është lokalizuar, por pritet që me u shemb ndërtesa përarsyje se është e djegur pjesërisht.

“Sot rreth orës 10:30, policia na ka njoftuar për një zjarr këtu në Brezovicë dhe na kanë njoftu së është duke u djegur një restaurant. Pasi kemi marrë lajmin, zjarrëfikësit janë nisur menjëherë me cisternë me 12 mijë litra ujë. Vendi i zjarrit është lokalizuar, por pritet që me u shemb ndërtesa përarsyje se është e djegur pjesërisht. Dhe jemi në gjendje gadishmërie që të ruajm për objektet tjera që janë përreth. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit”, ka thënë ai.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, ku bërit të ditur se nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

“Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është  përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bënë sigurimin e zonës përreth.

Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit për të përcaktuar shkaqet e zjarrit”, ka thënë Veseli./