Një muaj paraburgim për ferizajasin, dyshohet se dhunoi 11-vjeçaren në tualetin publik
Foto: Laura Hasani

Një muaj paraburgim për ferizajasin, dyshohet se dhunoi 11-vjeçaren në tualetin publik

Kronika February 14, 2025 - 16:40

Gjykata Themelore në Ferizaj, ia ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.I., pasi i njëjti  dyshohet se e ka dhunuar një vajzë11-vjeçare në tualetin publik.

Sipas njoftimin e gjykatës bëhet e ditur se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.I., nga fundi i muajt janar të këtij viti deri në fillim të shkurtit, në vazhdimësi, në një rrugë të Ferizajt, e ka detyruar të miturën e moshës 11-vjeçare që të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj, raporton Zeri.info.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Ilir Bytyqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se nga fundi i muajit janar 2025 deri në fillim të muajit shkurt 2025, në vazhdimësi në një rrugë të Ferizajt, përkatësisht në tualetin publik të hyrjes së një ndërtese afër lokalit “T.” pronë e të pandehurit i pandehuri ka detyruar të dëmtuarën e mitur e moshës njëmbëdhjetë (11) vjeçare, që të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë derisa kishte shkuar në lokalin që gjendet në hyrje të banesës së saj ku i pandehuri shiste cigare – gjëra ushqimore, i pandehuri e kishte marrë të dëmtuarën e kishte quar në tualet publik në hyrje të banesës, në të cilën i pandehuri kishte kryer akt seksual dhe sipas të dëmtuarës rast i njëjtë kishte ndodhur edhe një herë tjetër para disa ditëve”, thuhet në njoftim.

Më tej, gjykata tha se ndaj të pandehurit është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa ankesa kundër kë3tij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Zëri