Si iku nga Pallati i Drejtësisë i pandehuri pasi iu shqiptua vendimi për paraburgim?

Si iku nga Pallati i Drejtësisë i pandehuri pasi iu shqiptua vendimi për paraburgim?

Kronika February 15, 2025 - 09:11

Një i dyshuar për lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje, është arratisur të premten nga Pallati i Drejtësisë, të premten pasi i është caktuar masa e paraburgimit në seancë dëgjimore.

I dyshuari gjatë arratisje ka sulmuar një zyrtarë policor, ndërsa deri tani gjendet në arrati, transmeton Zeri.info.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Pallati i Drejtësisë Hajvali, Prishtinë 14.02.2025 – 12:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë duke u shoqëruar nga dy zyrtarë policorë pas seancës gjyqësore është arratisur dhe larguar në drejtim të panjohur. I dyshuari gjatë arratisjes ka sulmuar njërin prej zyrtarëve policor i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet.