Një person e mban peng një grua brenda QKUK-së, intervenojnë edhe zjarrfikësit

Një person e mban peng një grua brenda QKUK-së, intervenojnë edhe zjarrfikësit

Kronika February 14, 2025 - 09:08

Një person në orët e hershme të mëngjesit të së premtes e ka mbajtur peng një grua në njërën prej klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Muhamet Reqani, komandant i batalionit të zjarrfikësve, ka thënë se e kanë asistuar Policinë e Kosovës në këtë rast.

“I dyshuari e ka marrë peng një person dhe ka tentuar të kërcejë nga aty dhe e ka mbyllur derën e dhomës”.

“Ne e kemi asistuar policinë dhe në bashkëpunim me ata kemi arritur ta hapim derën”.

“Policia e ka kapur personin që kishte probleme, nga rasti nuk ka të lënduar”, ka thënë Reqani. /Klankosova.tv