Arrestohet një shtetas i Serbisë në aeroportin e Shkupit
Kronika
April 30, 2024 - 14:12
MPB Maqedoni informon se dje në aeroportin e Shkupit është arrestuar një shtetas i Serbisë.
“Më 29.04.2024, në orën 05:00, në vendkalimin kufitar të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, zyrtarët policorë e kanë arrestuar D.S.(43) nga Republika e Serbisë, pasi ka dëmtuar xhamin e derës së sigurisë në objektin e terminalit”.
“I njëjti i është dorëzuar punonjësve të Policisë së Petrovecit për veprime të mëtejshme”, thonë nga MPB-ja.