Arrestohet një 37-vjeçar për vjedhje të rëndë në Suharekë, policia i gjen edhe armë në shtëpi

Arrestohet një 37-vjeçar për vjedhje të rëndë në Suharekë, policia i gjen edhe armë në shtëpi

Kronika April 07, 2024 - 15:26

Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhur në fshatin Sopij të Suharekës.

A.G., dyshohet se ka vjedhur stoli ari, një laptop, një pushkë gjuetie si dhe 35 copë fishekë.

Gjithashtu, njësitë policore kanë realizuar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë P Bereta cal 7.65 mmnr serik V 777660 dhe një pistolet Kolt (me mulli) UNIS-COBRA,cal 9 mm.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Ndërkohë, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

“Rasti po hetohet nga njësiti i hetime te stacionit policor në Suharekë”