Gjuhet me armë zjarri një person në Pejë, Prokuroria nis hetimet

Gjuhet me armë zjarri një person në Pejë, Prokuroria nis hetimet

Kronika April 04, 2024 - 09:17

Një person është gjuajtur me armë zjarri sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në Pejë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Sipas tij, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës të merren të veprimet e nevojshme për kapjen e personave që kanë kryer veprën penale.

“Rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’, prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës të merren të gjitha veprimet e nevojshme dhe aktualisht është duke u kryer një punë intensive për kapjen e personit, ose personave për kryerjen e kësaj vepre penale”, ka thënë Nikçi.