Arrestohet për kanosje një person në Gjakovë, i konfiskohen dy revole me 30 fishekë

Arrestohet për kanosje një person në Gjakovë, i konfiskohen dy revole me 30 fishekë

Kronika March 17, 2023 - 08:41

Një 32-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur një person derisa Policia ia ka konfiskuar dy revole me 30 fishekë.

Sipas njoftimit të Policisë, tek i dyshuari B.D., 1992, nga fshati Damjan i Gjakovës, Policia ka konfiskuar dy pistoleta dhe 30 copë fishekë, të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar, raporton Zeri.info.

“Stacioni Policor në Gjakovë i është përgjigjur një rasti ‘Kanosje’ të raportuar në fshatin Damjan - Gjakovë. Zyrtarë policorë të Njësisë së Hetimeve në kuadër të këtij stacioni kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin B. D., (1992)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, me vendim të prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore) i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rast “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Zëri