![Policia e shpall në kërkim turkun e dyshuar për vrasjen e sotme në “Dardani”](/uploads/zeri.info/images/2020/December/06/auto_130241636_3673800892680420_4282217890158348587_n1607278114.jpg)
Policia e shpall në kërkim turkun e dyshuar për vrasjen e sotme në “Dardani”
Kronika
December 06, 2020 - 19:08
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, pas identifikimit të personit të dyshuar pwr kwtw vrasje, me autorizim të Prokurorisë së shtetit e ka shpallur në kërkim personin e dyshuar; ATILA YALDIRIM (1967), shtetas i Turqisë.
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në lidhje me informacionet që mund të kenë për vendodhjen e të dyshuarit.
“Duke i falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm, në veçanti për këtë rast, po ju përcjellim fotografinë e pesonit të dyshuar dhe kërkojmë nga të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e personit të kërkuar ta njoftojnë policinë në numrin 192”, tthuhet në komunikatën e policisë. /Zëri
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2020/December/06/auto_130241636_3673800892680420_4282217890158348587_n1607278253.jpg)