Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë, një 39-vjeçar bie nga kati i lartë i një hoteli

Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë, një 39-vjeçar bie nga kati i lartë i një hoteli

Kronika August 03, 2020 - 15:05

Një person është gjetur sot i vdekur në komunën e Mitrovicës.

Viktima, 39-vjeçar, sipas konfirmimit të zëdhënësit të Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiri, ka humbur jetën si pasojë e rënies nga një kat i lartë i një hoteli.

“Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka thënë Zahiti për “Zeri.info”.

Dyshohet se viktima ishte shtetas gjerman. /Zëri