Iu përkeqësua gjendja në shtëpi, vdes rrugës për në spital
Foto: Zëri / Ilustrim

Iu përkeqësua gjendja në shtëpi, vdes rrugës për në spital

Kronika May 21, 2024 - 09:57

Mesditën e së hënës një person ka vdekur në Gjilan.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person gjatë së hënës i ishte përkeqësuar gjendja në oborrin e shtëpisë dhe gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Gjilanit ka vdekur, raporton Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë, mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti në spital kishte arritur pa shenja jete.

Policia këtë rast është duke e trajtuar si vdekje e dyshimtë, përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

VDEKJE E DYSHIMTË

Gjilan, 20.05.2024 – 13:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në oborr, viktimës i ishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe të njëjtin e kishte transportuar në Spitalin e Gjilanit. Nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti ka arritur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri