![Aksident i rëndë në Vushtrri, një i lënduar dhe kolona të gjata](/uploads/zeri.info/images/2024/May/21/auto_Aksident-Vushtrri-780x4391716279984.jpg)
Aksident i rëndë në Vushtrri, një i lënduar dhe kolona të gjata
Kronika
May 21, 2024 - 10:26
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Stanoc të komunës së Vushtrrisë.
Sipas raportimeve, një veturë është rrokullisur, ndërkaq nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/May/21/auto_441961476_1199696354780629_8056211357787073005_n1716279986.jpg)
Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shihet se dëmet materiale janë mëdha, ndërkaq si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata në magjistralen Vushtrri - Prishtinë.
Nga Policia akoma nuk ka ndonjë përgjigje ose detaj rreth këtij aksidenti.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/May/21/auto_445076882_874603511349104_7790316622954769520_n1716279988.jpg)