Në pushime me të bijën, mbytet në Vlorë 68-vjeçari

Në pushime me të bijën, mbytet në Vlorë 68-vjeçari

Kronika August 03, 2020 - 14:42

Një 68-vjeçar nga Korça është mbytur sot në plazhin e Zvërrnecit.

Policia e Vlorës në njoftimin paraprak bën me dije se ngjarja ndodhi orës 10:30, pranë vendit të quajtur “Hunda e Plakut”.

Viktima, me inicialet S.Dh., dyshohet se ka pasur infarkt dhe si pasojë është mbytur në ujë. Ai vuante nga diabeti dhe ishte i shoqëruar me të bijën prej disa ditësh duke bërë plazh në këtë zonë.