Shqipëri, organizon dasmë në lokalin e tij, arrestohet një 39 vjeçar

Shqipëri, organizon dasmë në lokalin e tij, arrestohet një 39 vjeçar

Kronika July 12, 2020 - 12:41

Pronari i një lokali në Durrës u procedua penalisht si dhe u gjobit nga ISHSH-ja pasi organizoi dasmë në lokalin e tij, në kundërshtim me protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Bëhet fjalë për shtetasin E. K., 39 vjeç, banues në Sukth, për të cilin u konstatua nga shërbimet e Policisë se në lokalin në pronësi të tij kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancimin fizik ndërmjet personave, si dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali. Ndërsa ISHSH-ja vendosi masë administrative 1.000.000 lekë, për këtë subjekt.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi K. B., 24 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Shkëmbi i Kavajës, ka vendosur mbi rërë, tokë publike, një konstrukt metalik, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./topchannel