Video nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti tragjik në Suharekë
Kronika
July 08, 2018 - 15:23
(Video)
Pesë persona kanë humbur jetën pas një aksidenti mes një veture dhe autobusi në magjistralen Suharekë – Duhel që ndodhi pas mesditës.
Aty kanë dalë njësitet emergjente dhe zjarrfikësit.
“Rreth orës 13:21 minuta në magjistralen Suharekë-Duhel ka ndodhur një aksident i tmerrshëm komunikacioni me ç’rast kanë humbur jetën pese persona: dy të rritur dhe tre fëmijë”, ka njoftuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.
LEXO EDHE: Pamje nga aksidenti ku humbën jetën pesë persona
Ai ka thënë se “vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca e cila ka dalë në vendin e ngjarjes”.
Zëdhënësi Berisha ka thënë se “aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti të llojit BMW dhe një autobusi”./Insajderi.com