Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, vazhdojnë përpjekjet për të gjetur persona nën rrënoja

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, vazhdojnë përpjekjet për të gjetur persona nën rrënoja

Bota June 25, 2026 - 19:30

Pamje dramatike vazhdojnë të vijnë nga vendbanime të ndryshme në Venezuelë, që janë goditur nga tërmete shkatërrese gjatë së mërkurës.

Të paktën mbi 164 persona janë raportuar të vdekur deri më tash, derisa numri i të zhdukurve vlerësohet të jetë mbi 25 mijë, edhe pse shifrat zyrtare ende nuk dihen dhe këto mund të ndryshojnë.

Derisa, në një garë me kohën, përparësia në Venezuelë është shpëtimi i njerëzve që mbeten të bllokuar nën rrënoja pas tërmeteve të forta që tronditën rajonin këtë të mërkurë.

Përveç anëtarëve të forcave publike që punojnë në operacionin e kërkim-shpëtimit, organizata të ndryshme dhe madje edhe vullnetarë civilë janë bashkuar në përpjekjet për shpëtimin e njerëzve.

Pjesë e këtyre vullnetarëve janë bërë edhe studentët, të cilët po ndihmojnë në heqjen e mbeturinave në famullinë e San Bernadinos.

Ndryshe, qytetarët kanë vazhduar të rrëfejnë për tmerrin që kanë përjetuar nga lëkundjet e fuqishme të tokës.