Momenti kur Venezuela goditet nga dy tërmete të fuqishme [video]

Momenti kur Venezuela goditet nga dy tërmete të fuqishme [video]

Bota June 25, 2026 - 09:06

Venezuela është goditur nga dy tërmeteve të fuqishme brenda pak sekondash, konkretisht në kryeqytetin Karakas, duke shkaktuar viktima, dëme të mëdha materiale dhe operacione të vazhdueshme shpëtimi.

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, deklaroi se të dhënat fillestare tregojnë të paktën 32 të vdekur dhe 700 të plagosur, por këto shifra nuk përfshijnë viktimat nga shteti i La Guairas, ka raportuar SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa modelet parashikuese, si Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, tregojnë se numri i të vdekurve ka shumë gjasa të arrijë në mijëra, ndërsa ekziston një probabilitet i konsiderueshëm që bilanci përfundimtar i viktimave të tejkalojë 10.000 persona.

Kujdes, pamje të rënda për kategori të ndryshme: