Vdes dyvjeçari pasi ra nga dritarja e katit të katërt të banesës në Gjermani
Një operacion shpëtimi dramatik është zhvilluar të hënën pasdite para një pallati apartamentesh në Wuppertal të Gjermanisë, pasi një fëmijë dyvjeçar ra nga dritarja e një banese në katet e sipërme.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, përfshirë Bild, ngjarja ndodhi rreth orës 12:52 në një ndërtesë në rrugën Berliner Straße, një prej arterieve kryesore të qytetit, shkruan albinfo.
Fëmija u transportua menjëherë në spital nga shërbimet e emergjencës, por fatkeqësisht ndërroi jetë pak më vonë si pasojë e plagëve të rënda.
Raportohet se rrethanat e aksidentit ende nuk janë plotësisht të qarta. Dyshohet se dritarja mund të ketë qenë e hapur për shkak të temperaturave të larta të verës, duke bërë të mundur rënien e fëmijës pa u vënë re.
Policia gjermane ka nisur hetimet për të sqaruar ngjarjen, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë indikacion që të sugjerojë një veprim të qëllimshëm.