Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor

Bota June 23, 2026 - 15:32

Moti ekstrem ka shkaktuar ndërprerje të gjera në rrjetin e transportit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, duke prekur veçanërisht Londrën, ku janë raportuar anulime dhe pezullime të shumta në linjat hekurudhore dhe të metrosë.

Transporti i Londrës njoftoi se nuk ka shërbim midis Terminalit 2 dhe 3 të Heathrow dhe Terminalit 4 të Heathrow.

Linja drejt Terminalit 5 të Heathrow dhe Reading po përballet me vonesa të mëdha si pasojë e një defekti të mëparshëm në Southall.

Edhe rrjeti i metrosë është prekur ndjeshëm. Linja Mildmay po operon me shërbim të reduktuar për shkak të temperaturave të larta, ndërsa Linja Metropolitan është pjesërisht e pezulluar midis Baker Street dhe Aldgate.

Linja Hammersmith & City është e pezulluar midis Barking dhe Moorgate, ndërsa Linja Circle nuk po funksionon plotësisht.

Probleme janë raportuar edhe në disa segmente të Linjës District.

Në sektorin hekurudhor, operatori Avanti West Coast ka paralajmëruar reduktim të shërbimeve deri të enjten, duke theksuar rrezikun e ndërprerjeve të mëtejshme.

Ndërkohë, Chiltern Railways ka shkurtuar më shumë se gjysmën e shërbimeve për tre ditët e ardhshme, me qëllim garantimin e sigurisë në rrjet.

Autoritetet e transportit kanë këshilluar qytetarët të shmangin udhëtimet e panevojshme, pasi kushtet ekstreme të motit pritet të vazhdojnë të ndikojnë në lëvizjen e udhëtarëve. /abcnews