Kuçi ia dorëzon zyrtarisht detyrën Dhurata Hoxhës
Hajredin Kuçi, ministër i deritanishëm i Drejtësisë ia ka dorëzuar zyrtarisht mandatin pasardhëses së tij në këtë post, Dhurata Hoxha.
Ai me këtë rast e njoftoi ministren me të arriturat dhe sfidat që e presin atë në postin e ri.
Nga ana tjetër, ministrja e re e Drejtësisë, Dhurata Hoxha premtoi angazhim dhe punë në sistemin e drejtësisë si dhe reforma në dikasterin e tij, njofton Klan Kosova.
Ajo foli edhe për ligjin anti-mafia për të cilën tha se konform procedurave do të procedohet në Kuvend.
Ndërkasq, sa i përket themelimin të Gjykatës Speciale, parardhësi i saj në pozitën e ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi potencoi se ajo nuk bie barrë mbi institucionet vendore.
Ndërsa, Hoxha ndër të tjera theksoi se do të angazhohet në depolitizimine sistemit të drejtësisë.