Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja e rezolutës së Srebrenicës, Vuçiq: Mali i Zi e shkeli Serbinë
Foto: Laura Hasani / Arkiv

Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja e rezolutës së Srebrenicës, Vuçiq: Mali i Zi e shkeli Serbinë

Aktuale May 19, 2024 - 12:06
Vuçiqi: S’është hera e parë që Mali i Zi na e punon pas krahëve, të enjten e shohim kë e kemi mik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin përpara se të nisej për në New York, lëshoi kërcënime dhe ofendime në drejtim të Malit të Zi.

Ai kritikoi Podgoricën që ka njohur Kosovën dhe që po mbështet me votë rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë, që pritet të miratohet këtë të enjte në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Nuk është hera e pare që ata na e kanë punuar pas krahëve”, tha Vuçiq duke iu referuar Malit të Zi.

Presidenti serb më tej shtoi se është i vetëdijshëm për atë që e pret vendin e tij.

“Unë i di përmasat e forcës që na kërcënon, e di sa të mëdhenj dhe të fortë janë, por e vetmja gjë për të cilën jam i sigurt është se do të luftojmë më mirë nga se e presin”, tha Vuçiq mes tjerash.

“Të enjten do të shohim kë kemi miq të vërtetë”, përfundoi ai. /A2CNN