
Escobar: Jemi thellësisht të zhgënjyer me dy të sanksionuarit në qeverinë e Serbisë
Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë - Serbi, Gabriel Escobar, i cili është në ditët e fundit të tij në këtë pozitë deri në marrjen e një roli të ri në diplomacinë amerikane, në një intervistë për “Atlantic Council” ka folur për raportet në mes të SHBA-së dhe Serbisë.
Escobari ka vlerësuar disa prej veprimeve të Serbisë që lidhen në raport me Ukrainën dhe ka thënë se përkrahja politike e Serbisë për Ukrainën është një tregues që Serbia po e konsideron seriozisht pozicionin strategjik. Këtu ka përmendur vizitën e fundit të kryediplomatit ukrainas dhe zonjës së parë të Ukrainës në Beograd.
Megjithatë ka thënë se SHBA është jashtëzakonisht e dëshpëruar me faktin se dy zyrtar të sanksionuar nga DASH-i janë futur si emra në qeverinë e re të Serbisë. Escobari ka thënë se do të vazhdojnë t’ia shprehin Serbisë pritjet e SHBA-së përmes kanaleve diplomatike.
Diplomati amerikan ka thënë se raporti i Serbisë me SHBA-në varet nga disa kushte, se si Serbia sillet me fqinjët dhe se si Serbia ndërvepron me partnerët euroatlantik.
Serbia's support for ë and its refugees are signs it is considering its strategic position, says DAS Escobar to @IlvaTare on #BalkansDebrief.
— Atlantic Council Europe Center (@ACEurope) May 20, 2024
But "the ë is extremely disappointed that two sanctioned individuals are now in the ë government."
ë https://t.co/FZvehcUj44 pic.twitter.com/8MLieLKq39