Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rajone të Prishtinës, shkak ndërprerja e energjisë elektrike
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, është ndërprerë furnizimi me ujë.
Përmes një postimi në Facebook, kompania rajonale njofton se si pasojë e kësaj ndërprerjeje, do të ketë mungesë të furnizimit me ujë për konsumatorët që furnizohen në zonën e Janjevës me rrethinë, si dhe Gadimes.
Postimi i plotë:
Ju njoftojmë se, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e KOSTT/KEK-ut, në zonën e Banullës dhe Konjuhit, ku ndodhet STP-ja e KRU-së, pompat aktualisht janë jashtë funksionit.
Si pasojë e kësaj ndërprerjeje, do të ketë mungesë të furnizimit me ujë për konsumatorët që furnizohen nga kjo pjesë e sistemit, përkatësisht në zonën e QMI-së, Janjevës me rrethinë, si dhe Gadimes me rrethinë.
Për momentin, ende nuk kemi informacione lidhur me arsyen e ndërprerjes së energjisë elektrike. Sapo të kemi informacione të reja dhe të rikthehet furnizimi me energji, do t'ju njoftojmë me kohë.
Ju falënderojmë për mirëkuptim! /Zëri