AGK-ja dhe ambasadori i BE-së diskutojnë sfidat e gazetarisë në Kosovë
Foto: Facebook

AGK-ja dhe ambasadori i BE-së diskutojnë sfidat e gazetarisë në Kosovë

Aktuale November 09, 2026 - 11:34

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) Xhemajl Rexha dhe drejtoresha ekzekutive, Getoarbë Mulliqi, janë takuar me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

Gjatë takimit u diskutuan gjetjet e Raportit të fundit të Bashkimit Evropian për Kosovën, me fokus të veçantë në gjendjen e lirisë së medias dhe sfidat me të cilat përballen gazetarët në vend.

Vëmendje e veçantë iu kushtua sigurisë së gazetarëve, kushteve të punës dhe angazhimit të AGK-së në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komunitetit medial.

Me këtë rast, AGK-ja shprehu mirënjohjen për Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e lirisë së medias dhe zhvillimin e gazetarisë së pavarur në Kosovë.