KRU “Mitrovica” njofton për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione
Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Sipas njoftimit, këto intervenime do të bëhen në këto lokacione për rrjetin e ujësjellësit: rruga “Viktor Hygo”, “Bill Klinton”, “Hoxhë Hasan Tahsini”, “Xhevat Jusufi”, “Haki Misini”, “Ferki Aliu”, “Obiliceva”, si dhe fshatrat Gradec, Frashër.
Kurse për rrjetin e kanalizimit punimet do të bëhen në rrugën “Muzeu”, “Fadil Deliqi”, “Kralja Petra I” dhe fshati “Vinarc i Poshtëm”. /Zëri
Postimi i plotë:
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit
Të nderuar konsumatorë,
Ekipet e mirëmbajtjes së KRU “Mitrovica” do të kryejnë intervenime në lokacionet e mëposhtme:
RRJETI I UJËSJELLËSIT:
- Rr. “Viktor Hygo”
- Rr. “Bill Klinton”
- Rr. “Hoxhë Hasan Tahsini”
- Rr. “Xhevat Jusufi”
- Rr. “Haki Misini”
- Rr. Ferki Aliu
- Rr. “Obiliceva”
- Fshati Gradec
- Fshati Frashër.
RRJETI I KANALIZIMIT:
- Rr. “Muzeu”
- Rr. “Fadil Deliqi”
- Fshati Vinarc i Poshtëm
- Rr. “Kralja Petra I”.
Gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt. Në këtë rast, ju lutemi ta lini ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!