Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe në darkën shtetërore të shtruar nga Presidenti Emmanuel Macron.
Në njoftim shtohet se, gjatë kësaj vizite, Kurti, pritet të zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë e përfaqësues shtetesh dhe institucionesh, si dhe me personalitete të shquara të arsimit, akademisë, artit e kulturës.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot udhëtoi drejt Republikës së Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe në darkën shtetërore të shtruar nga Presidenti Emmanuel Macron.
Gjatë vizitës dhe në margjina të Forumit, kryeministri Kurti do zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë e përfaqësues shtetesh dhe institucionesh, sikurse me personalitete të shquara të arsimit, akademisë, artit e kulturës.