Perparim Rama merr pjesë në darkën e kryetarëve të komunave

Perparim Rama merr pjesë në darkën e kryetarëve të komunave

Aktuale November 07, 2026 - 19:51

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në darkën e kryetarëve të komunave, me ftesë të presidentes Justina Shiroka Pula.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se gjatë këtij takimi janë shkëmbyer pikëpamje për sfidat e përbashkëta dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Rama ka theksuar se komunat janë niveli i qeverisjes më pranë qytetarëve, ndërsa Prishtina, si kryeqytet, ka rol të veçantë në forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit mes komunave dhe institucioneve.

“Në darkën e kryetarëve të komunave, me ftesë të Presidentes Justina Shiroka Pula, shkëmbyem pikëpamje mbi sfidat e përbashkëta dhe mundësitë për ta forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional.Komunat janë niveli i qeverisjes më pranë qytetarëve, aty ku politikat marrin formë dhe ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre. Si Kryeqytet, kemi një rol të veçantë në ndërtimin e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit mes komunave dhe institucioneve”, shkroi Rama.