Rama tregon dy zonat e Shqipërisë që u kthyen në destinacione të turizmit

Rama tregon dy zonat e Shqipërisë që u kthyen në destinacione të turizmit

Aktuale October 11, 2026 - 10:22

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zgjedhur Malësinë e Madhe dhe Përmetin si shembuj të transformimit gjatë dekadës së fundit dhe kthimit të tyre në destinacion turistik.

Në episodin e ri të podcast-it “Flasim”, ai ka sjellë një reflektim mbi ndryshimin e imazhit dhe të potencialit të këtyre dy zonave.

Sipas Ramës, një dekadë më parë, të dy zonat perceptoheshin si vende të largëta, ku mungonin arsyet për t’i vizituar dhe ku qëndrimi i banorëve lidhej më shumë me rrethanat familjare sesa me mundësitë për një të ardhme më të mirë.

“Sot janë dy destinacione të Shqipërisë së re, Shqipërisë tjetër që kemi ndërtuar me shumë mund ndërkohë që nga bulevardi i Tiranës shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale dhe të ekraneve”, ka thënë Rama.