Nisin punimet për ndërtimin e rrugëve në fshatin Tërstenë të Shalës së Bajgorës

Nisin punimet për ndërtimin e rrugëve në fshatin Tërstenë të Shalës së Bajgorës

Aktuale October 11, 2026 - 10:29

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë (DSHPI) në Mitrovicë ka nisur punimet për ndërtimin e rrugëve në fshatin Tërstenë të Shalës së Bajgorës.

Sipas njoftimit të drejtorit të Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, Naser Muja, punimet po zhvillohen në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugëve në Shalë të Bajgorës”.

Muja ka bërë të ditur se synimi është që rrugët e këtij fshati të asfaltohen, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe lehtësimit të qarkullimit për banorët.

Sipas njoftimit, përmes këtij projekti synohet që banorëve t’u mundësohet qasje më e lehtë në pronat e tyre dhe të krijohen kushte më të mira për jetesë.