Zemaj: Logjika e Vetëvendosjes për t’i nënshtruar të tjerët në LDK nuk kalon
Aktuale
September 11, 2026 - 10:49
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar para hyrjes në Kuvend se logjika e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për t’i nënshtruar të tjerët nuk kalon.
Ai këtë deklaratë e bëri pasi u pyet nga gazetarët nëse Kujtim Shala do të jetë kandidati i LDK-së për nënkryetar të Kuvendit.
“Ne nuk funksionojmë me kushtëzime, por nuk jemi ata që bllokojmë konstituimin e Kuvendit. Por logjika e Vetëvendosjes për t’i nënshtruar të tjerët në LDK nuk kalon. Tendenca për ta nënshtruar një parti politike, nën kuptimin edhe të partneritetit, por edhe të emrave që janë kategori kushtetuese, sepse kryetari dhe nënkryetari janë kategori që u takojnë subjekteve në bazë të fuqisë së tyre politike”, deklaroi Zemaj.