FSK-ja nderon viktimat e 11 shtatorit 2001, flamujt në gjysmështizë

FSK-ja nderon viktimat e 11 shtatorit 2001, flamujt në gjysmështizë

Aktuale September 11, 2026 - 11:14

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ulur flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat e saj.

FSK-ja tha se ky akt simbolik shpreh nderimin për viktimat e pafajshme të tragjedisë, si dhe solidaritetin me popullin amerikan dhe familjet e të gjithë atyre që humbën jetën nga sulmet.

“Populli i Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës qëndrojnë përherë në krah të popullit amerikan, miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, duke ndarë dhimbjen në ditët e vështira dhe duke festuar së bashku në ditët e gëzimit”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

“Forca e Sigurisë së Kosovës” theksoi se miqësia dhe solidariteti me Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura. /Zëri