LIVE | Ndërpritet seanca konstituive
Foto: Laura Hasani

LIVE | Ndërpritet seanca konstituive

Aktuale September 11, 2026 - 12:08

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu ka ndërprerë seancën konstituive të Kuvendit.

Vendimi erdhi pasi PDK-ja lëshoi sallën kur kandidatja e tyre, Vlora Çitaku, nuk u votua për nënkrytare të Kuvendit, transmeton Zeri.info.

LVV-ja s’e voton Çitakun e PDK-së për nënkryetare

Image

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku nuk ka marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetare e Kuvendit.

Kundër Çitakut ishin 56 deputetë të LVV-së, të cilët abstenuan dhe 44 ishin pro, transmeton Zeri.info.

Pas kësaj PDK-ja ka lëshuar sallën e Kuvendit.

Sërish mospajtime për mënyrën e votimit të nënkryetarëve

Image

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë pas konsulltave me shefat e grupeve parlamentare se s’ka dakordim për votimin në pako të nënkryetarëve, do të votohen veç e veç

Kuvendi mban një minutë heshtje për viktimat e 11 shtatorit

Image

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur seancën me një minutë heshtje, në nderim të viktimave të 11 shtatorit në SHBA.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se Republika Kosovës i qëndron pranë popullit amerikan në këtë ditë përkujtimi dhe riafirmon miqësinë e saj të thelle dhe aleancën e saj të palëkundur me SHBA-në. /Zëri

Gati të nisë seanca

Kuvendi i Kosovës është gati të vazhdojë seancën e konstituimit.

Tashmë pothuajse të gjithë deputetët janë në sallë, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu njoftoi se janë duke pritur edhe deputetët e komunitetit josumicë, të cilët kanë njoftuar për vonesën, transmeton Zeri.info.

Fillojnë të mblidhen deputetët në një tentim tjetër për konstituimin e Kuvendit

Image

Kuvendi i Kosovës ka thirrur për sot vazhdimin e seancës për konstituim.

Në rend dite është vetëm një pikë e rendit të ditës, ajo për zgjedhjen e nënkryetarëve.

Deputetët e PDK-së janë të parët që kanë hyrë në sallë në orën 11:00, transmeton Zeri.info.

LVV-ja ka kundërshtuar emrat e propozuar nga LDK-ja dhe PDK-ja për nënkryetar të Kuvendit, duke kërkuar që të njëjtit të ndryshojnë, ndërsa nga Lista Serb ka kërkuar që të përdorë terma kushtetues gjatë propozimit. /Zëri

Image

Image