Kurti: Solidariteti i Kosovës me Ukrainën nuk ka qenë kurrë transaksion

Kurti: Solidariteti i Kosovës me Ukrainën nuk ka qenë kurrë transaksion

Aktuale August 24, 2026 - 14:33

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenca për shënimin e 35-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Ukrainës.

Sipas njoftimit nga Qeveria, Në fjalën e tij Kurti tha se në vitin 1991 parlamenti ukrainas votoi aktin që ia ktheu popullit të vet të drejtën për të vendosur vetë ai për fatin e tij.

Ai shtoi se për më se katër vjet Ukraina është detyruar ta mbrojë të drejtën e saj me armë në dorë, sepse Federata Ruse, e ndërtuar mbi logjikën e luftës së përhershme për zgjerim territorial, vendosi ta zhbëjë me forcë.

Kryeministri Kurti tha se qëndrimi i Republikës së Kosovës ka qenë i njëjtë që nga dita e parë dhe se solidariteti ynë me Ukrainën nuk ka qenë kurrë transaksion.

“Ne jemi të vetëdijshëm se Kievi ende nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe ky qëndrim u përsërit para dy javësh. Ne besojmë se ai qëndrim nuk qëndron as para fakteve historike, as para të drejtës ndërkombëtare dhe do ta themi këtë sa herë të jetë nevoja, njëjtë siç e mirëpresim njohjen e pavarësisë nga Ukraina dhe çdo shtet tjetër liridashës e paqedashës që ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës. Kosova dhe populli shqiptar qëndrojnë jo vetëm në vendin e tyre, por edhe në të drejtën e tyre historike”, theksoi Kurti.