Nga shtatori mësimdhënësve në Kamenicë do t'u paguhet ora e kujdestarisë
Aktuale
August 23, 2026 - 17:30
Drejtoria e Arsimit në Komunën e Kamenicës ka vendosur që nga muaji shtator të fillojë pagesa e orës së kujdestarisë për të gjithë mësimdhënësit që marrin këtë përgjegjësi.
Drejtori i Arsimit, Selami Klaiqi, tha se ky vendim është një hap i rëndësishëm në drejtim të vlerësimit të punës dhe angazhimit të mësimdhënësve.
“Mësimdhënësit tanë meritojnë që puna dhe përgjegjësitë e tyre të vlerësohen. Pagesa e orës së kujdestarisë është një hap konkret për të mbështetur më tej mësimdhënësit dhe për të njohur angazhimin e tyre të përditshëm në edukimin dhe kujdesin ndaj nxënësve. Ne do të vazhdojmë të punojmë për krijimin e kushteve sa më të mira për ta dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të arsimit në Kamenicë”, u shpreh Klaiqi. /Zëri