Gruda: Mosrespektimi i Kushtetutës s’është akt formal, por shenjë e një pushteti autoritar
Foto: Laura Hasani

Gruda: Mosrespektimi i Kushtetutës s’është akt formal, por shenjë e një pushteti autoritar

Aktuale August 24, 2026 - 08:32

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka folur para mediave për aksionin e sotëm para Qeverisë.

Ai tha se qëllimi i tyre është të mbrohet Kushtetuta dhe afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, raporton Zeri.info.

“Ne jemi këtu pranë Qeverisë së Kosovës, ku deputeti i zgjedhur, Albin Kurti, ka uzurpuar zyrën e kryeministrit dhe ka bllokuar formimin e Kuvendit”, u shpreh Gruda.

Deputeti i PDK-së më tej shtoi se Kushtetuta nuk është statuti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe nuk implementohet politik të kësaj partie.

“Edhe nëse një parti do të ketë shumicën prej 120 deputetëve, ajo prapë duhet t’i nënshtrohet Kushtetutës, sepse kjo është postulati kryesor i demokracisë”, theksoi ndër të tjera Gruda.

Sipas tij, mosrespektimi i Kushtetutës nuk është një akt formal, por është shenja e parë e një pushteti autoritar. /Zëri