Bytyqi e AAK-së: S’do të ndalemi derisa të formohet qeveria
Foto: Laura Hasani

Bytyqi e AAK-së: S’do të ndalemi derisa të formohet qeveria

Aktuale August 24, 2026 - 08:24

Edhe mëngjesin e së hënës deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës u mblodhën para Qeverisë për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, tha se abuzimi me shtetin po vazhdon, po ashtu edhe bllokada institucionale, raporton Zeri.info.

“Ajo se çka është e rëndësishme është se ne jemi betuar si deputetë dhe do ta mbrojmë Kushtetutën. Andaj nuk do të ndalemi derisa qeveria të formohet dhe institucionet ta vazhdojnë punën e tyre”, u shpreh ndër të tjera. /Zëri