Nuk ka kufizime për qarkullimin e automjeteve të transportit mbi 20 tonë
Aktuale
August 15, 2026 - 12:24
Sot nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Vendimi është marrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, sipas të cilit nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.
Sipas Ministrisë, situata meteorologjike do të monitorohet në baza ditore, ndërsa çdo ndryshim që mund të ndikojë në qarkullimin e automjeteve të transportit do t’u komunikohet me kohë qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se kufizimet do të zbatohen vetëm në rastet kur plotësohen kushtet e përcaktuara me vendimin përkatës.