Pacolli nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave, komunave u jep 7 ditë afat
Foto: Laura Hasani

Pacolli nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave, komunave u jep 7 ditë afat

Aktuale July 10, 2026 - 23:21

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave,

Pacolli tha se nuk do lejohet më stërmbushja e kontejnerëve pranë çerdheve, shkollave, parqeve dhe këndeve të lojërave, si dhe, ndalohet rreptësisht grumbullimi i pakontrolluar i mbeturinave në rrugët me frekuentim të lartë qytetar, nga sektori i gastronomisë, si dhe nga furrat e bukës, marketet dhe çdo subjekt tjetër që përpunon apo shet ushqim.

“Me rritjen e temperaturave të verës, situata me mbeturinat e stërmbushura, erërat e këqija dhe rreziku nga brejtësit e insektet rreth kontejnerëve është kthyer në një alarm që nuk mund të tolerohet më! Për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari dhe fëmijëve tanë, sot kam nxjerrë një Urdhëresë Urgjente për menaxhimin e mbeturinave. Nuk do të lejohet më stërmbushja e kontejnerëve pranë çerdheve, shkollave, parqeve dhe këndeve të lojërave. Ndalohet rreptësisht grumbullimi i pakontrolluar i mbeturinave në rrugët me frekuentim të lartë qytetar, nga sektori i gastronomisë (restorantet, kafenetë), si dhe nga furrat e bukës, marketet dhe çdo subjekt tjetër që përpunon apo shet ushqim! Kemi urdhëruar pastrim, dezinfektim dhe deratizim urgjent të të gjitha hapësirave ku hidhen mbeturinat, për të shmangur çdo rrezik infeksioni apo epidemie. Kemi urdhëruar rritje të menjëhershme e frekuencës së zbrazjes së kontenjerëve dhe vendosja e kapakëve funksionalë në çdo kontejner (jo më kontejnerë të hapur që kundërmojnë). Menaxhimi i mbeturinave është detyrë ekskluzive e Komunave. Ato kanë saktësisht 7 ditë kohë për të vepruar dhe për të na raportuar dëshmitë e punës”, ka shkruar Fitore Pacolli në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”.