Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit
Foto: Laura Hasani

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Aktuale July 10, 2026 - 22:38

Historiani Jusuf Buxhovi ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se qasja e tij politike ka shkaktuar shqetësim edhe te partnerët perëndimorë të Kosovës.

Buxhovi tha se, sipas tij, Kurti udhëhiqet nga një “mesianizëm politik” ndaj vetes dhe partisë që drejton.

“Albin Kurti jeton me bindjen e një mesianizmi politik, për veten dhe partinë e tij. Kur merr gjithë ato vota për pushtet dhe këtë e kthen në një logjikë politike që ka dy shpërputhje të mëdha. E para është logjika e numrave, se unë dua të fitoj sa më shumë. Kjo e eliminon opozitën dhe nuk është logjikë demokratike”, deklaroi Buxhovi.

Ai shtoi se “krekosja me numra”, sipas tij, është e dëmshme dhe ka shqetësuar edhe vendet perëndimore.

“Kjo e ka brengosur edhe Perëndimin dhe këdo që ia do të mirën Kosovës. Veprimet e tij janë në shpërputhje me qëndrimet e Perëndimit, sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke na sjellë në një situatë ku shteti i Kosovës mund të sanksionohet dhe të anatemohet, ndërsa nga kjo situatë të përfitojë Serbia politikisht”, u shpreh Buxhovi./klankosova