Abdixhiku e Osmani mbërrijnë në Kuvend për takim me Kurtin

Abdixhiku e Osmani mbërrijnë në Kuvend për takim me Kurtin

Aktuale July 10, 2026 - 18:21

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, i shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Ai do të takohet me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësisht kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, për të diskutuar rreth një zgjedhjeje të mundshme për çështjen e presidentit/es.

Gjatë ditës, Kurti u takua edhe me kreun e PDK-së, takim i cili, siç tha ai, ishte konstruktiv por nuk pati rezultate konkrete.