Kurti mbërrin në Kuvend për takim me LDK-në: Jam optimist
Aktuale
July 10, 2026 - 18:08
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës ku pritet të zhvillojë takim me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
I pyetur nëse është optimist për një marrëveshje me LDK-në, Kurti tha: “Unë jam optimist sepse e kam vullnetin e mirë, dhe interesin publik, që do të thotë t’Çi konstituojmë institucvionet, t’i evitojmë zgjedhjet e reja dhe në këtë mënyrë të fillojmë të qeverisim përsëri mare e mirë sepse kemi shumë projekte për gjysmë dhe të reja që do të vijnë”, tha Kurti derisa po hynte në ndërtesën e Kuvendit.
Kurti ishte i shoqëruar sërish me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati.

