IQMT vazhdon aksionin, mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve

IQMT vazhdon aksionin, mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve

Aktuale July 10, 2026 - 18:05

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë një aksioni të përbashkët të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), aksioni është zhvilluar në kuadër të planit operacional të inspektimeve, me fokus bizneset që operojnë në sektorin e kriptovalutave në të gjithë territorin e Kosovës.